Elseid Hysaj duket se është i vetmi që nuk e ka mendjen te merkatoja e verës, pasi po stërvitet me Napolin dhe po shijon ditët e pushimeve që klubi jep.

Kjo shihet qartë në postimet që ai bën në rrjetet sociale, ku së fundmi ka postuar një foto me motor uji.

Ajo që bie në sy, janë komentet e shumta të tifozëve të Napolit, të cilën kërkojnë nga Hysaj që të ketë kujdes duke qenë se është mbrojtësi i vetëm që i ka mbetur ekipit.

Ghulam është i dëmtuar ndërkohë që Arias që ishte objektiv i Napolit, u transferua te Atletiko Madridi.

Duket se Hysaj ka fituar zemrën e shumë tifozëve si të Napolit ashtu edhe të skuadrave të tjera, të cilët duan ta shohin mbrojtësin shqiptar me fanellën e skuadrës së tyre të zemrës. /Vipsport/