U rikthye pas 18 vitesh te drejtonte serish Vllaznine e tij dhe mezi e priti kete oferte. E pat deklaruar edhe ne konferencen e prezantimit se ate nate nuk e kishte zene me gjumi.
Pergjegjesia qe do te merrte drejtimin e nje emri te madh te futbollit shqiptar kishte filluar menjehere te ndihej tek ai. Optimizmi iu shtua pas takimeve me drejtuesit e klubit te cilet e njohen me faktet se skuadres i jane plotesuar te gjitha kushtet.
Mendonte se kishte ne dispozicion nje skuader te mire dhe prandaj deklaratat e para ishin shume entuziaste. “Jo vetem qe nuk e diskutojme renien, por do synojme fort per Europen sepse i kemi mundesite”- ishin fjalet e para te Hysen Dedjes sapo u emerua trajner i Vllaznise.
Por pasditen e sotme, pas 19 ditesh pune, ish- mbrojtesi i njohur i kesaj skuadre me siguri qe do te jete ndjere i turperuar pas asaj humbje 0-3 ndaj Teutes brenda ne “Loro Boriçi”.
Per nje 60 vjeçar qe eshte mesuar te fitoje trofe me kete skuader edhe si lojtar por edhe si trajner, kjo ishte nje situate e papranueshme. Mbase edhe eshte penduar qe i tha “po” ofertes se drejtuesve te klubit.
Por dikush duhet ta beje kete pune e me mire se nje shkodran qe ia di mire rendesine dhe vleren kesaj fanelle dhe ketij emri, nuk eshte kush tjeter ta beje. Per kete arsye, tashme Hysen Dedjes tashme i duhet te rregulloje disa gjera ne skuader sepse duket se vetem play- outi eshte zgjidhja e vetme per ta shpetuar kete skuader nga turpi i dyte brenda dy vitesh.