Me ardhjen e muajit janar, Mario Baloteli do të duhet të kërkojë për një skuadër tjetër duke qenë se klubi i Nisës i ka bërë me dije se nuk do të rinovojë më kontratën me të për sezonin e ardhshëm. Shkak për këtë është bërë sjellja e sulmuesit italian që tashmë njihet për tipin e tij problematik.

Megjithatë, edhe njëherë tjetër duket se po i buzëqesh fati sulmuesit italian duke qenë se nga Franca kanë nisur interesimet. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, e interesuar për Balotelin është Marseja dhe po bëhet gati që të paraqesë ofertën para drejtuesve të Nisës.

Sipas mediave italiane, Nisa është gati ta lirojë Balotelin për një shumë të vogël duke qenë se nga vera ai mund të largohet me parametra zero. Përveç Marsejës, interesim për Balotelin ka edhe nga Italia ku më së shumti e kërkon Milani. /vipsport/