Marco Asensio është një nga futbollistët e Real Madridit që mund të largohet nga skuadra në mes të sezonit. Spanjolli, siç dihet tashmë refuzoi disa oferta gjatë verës që lam pas duke menduar se do të kishte një rol të caktuar nën urdhrat e Ancelotti, por kjo nuk ndodhi.

Me shpërthimin e Vinicius, përformancën e mirë të Vasquez dhe Rodrygo dhe “detyrimin” për të futur Hazard dhe Bale, anësori ka dalë jashtë formacionit titullar dhe jo vetëm kaq, por nuk është preferencë për të hyrë nga stoli.

Nëse ambienti i futbollisti nuk ndryshon së shpejti, do të ketë një largim herët ose vonë, pasi lojtari është në një moment delikat në karrierën ne tij.

Klubet që duan shërbimet e tij janë të shumta, Milan u interesua gjatë merkatos që lam pas, Roma dhe Tottenham e konsiderojnë si lojtar interesant për të përmirësuar skuadra e tyre. Me “spurs” që synojnë të përsërisin operacionin me Reguilon.

Vlera aktuale e lojtarit në treg është 35 milion euro, por Reali nuk ka ndërmend ta lëshojë nën 50 milion. Ancelotti ka gjithçka në dorë, nëse situata nuk ndryshon, janari mund të jetë koha që Asensio të largohet për të rifilluar diku tjetër.