HomeKRYESORE'I pandalshëm, shënoi golin më të rëndësishëm në karrierë', ish-trajneri i Totenhemit...

‘I pandalshëm, shënoi golin më të rëndësishëm në karrierë’, ish-trajneri i Totenhemit i thur elozhe Brojës

Ylli i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, rrëmbeu skenën e Premier Ligës, ditën e sotme, teksa shënoi goli e parë me fanellën e Çelsit në kampionat.

21-vjeçari tundi rrjetën në minutën e 90-të në duelin ndaj Uolveremton, që u fituan nga skuadra e trajnerit Poter, me rezultatin 3-0.

Të shumta kanë qenë elozhet për Brojën pas ndeshjes, teksa një ndër ta që shprehu simpati për shqiptarin ishte dhe Tim Sherud, ish-trajneri i Totenhemit dhe Aston Vilën, që në një prononcim për “Sky Sports”, deklaroi:

“Goditja e Brojës nuk ndalej dot nga portieri. Jam i kënaqur për këtë djalë. Është ndoshta goli më i rëndësishëm që ai ka shënuar. Shënoi shumë në huazim te Sauthampton, por tani bëhet fjalë për ekipin e fëmijërisë dhe ku mund të ndërtosh karrierën.

Ata kanë nevojë për një qendërsulmues dhe pse nuk mund t’i japin një mundësi këtij djali?”, deklaroi Sherud.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments