Diten e djeshme u zhvillua ndeshja e javes se dyte te kampionatit te volejbollit te femrave ne mes Vllaznise dhe Skenderbeut, e fituar nga ky i fundit me rezultatin 3-1. Nje start jo i mire per vajzat kuqeblu megjithate eshte akoma heret dhe vajzat pritet te reagojne ne takimet e ardhshme.

Perveç lojes ne fushe ku pritet shume duke pare edhe investimet qe po behen ne kete skuader, duket sikur situata nuk eshte aq e qete jashte fushes se lojes, edhe pse stafi deklaron se gjithçka eshte ne rregull por ajo çka u pa diten e djeshme, e ve ne pikpeytje kete gje.

Pas disa largimeve nga skuadra e  Vllaznise ku ka pasur shume polemika, shume diskutime, vjen nje tjeter reagim nga lojtarja aktuale Mandisa Kuçi e cila pas ndeshjes me Skenderbeun, ne shenje revolte dhe  pakenaqsie ndaj klubit e konkretiksht ndaj presidentit, u shoqerua me heqjen e bluzes duke ia dhuruar ketij te fundit.

Akoma deri ne keto momente nuk ka ndonje reagim nga asnjera pale. Megjithate kemi nje reagim te ish-kapitenes te kesaj skuadre Klodeta Zhivani, e cila u largu mes shume diskutimesh dhe debateve.

Ajo ne rrjetet sociale ka reaguar rreth situates dhe menyres si e sheh tashme kete ekip duke u shprehur: “Asht ba Vllaznia si qeveria. Eliminon tan ata qe nuk jane dakort me “liderin suprem”. Marre”- ka shkruar ish-kapitenia Zhivani.
Marinela MATIJA