Interi u përballë mbrëmjen e djeshme skuadrën e Viktoria Plzen në Ligën e Kampioneve, sfidë kjo ku rolin e arbitrit anësor e mbajti gjyqtari shqiptar Bekim Zogaj.

Zogaj ka treguar bisedën që ka pasur me mesfushorin e Kombëtares, Kristaj Asllani në momentin që 20-vjeçari është aktivizuar si zëvendësues.

Arbitri ka rrëfyer për Gazetën”Blic” fjalët që ka shkëmbyer me Asllanin.

“I thash, hej shqipe të dëshiroj një lojë të mirë. U kthye dhe më tha: Shqiptar je?. Më pyeti nga cili vend jam dhe i thash se jam nga Deçani i Kosovës.”, u shpreh Zogaj.