Mehdi Çoba shënoi një gol me shumë peshë në ndeshjen e djeshme. Sulmuesi shkodran e nisi titullar dhe arriti të justifikojë besimin e trajnerit Mirel Josa.

Mesa duket Partizani është një skuadër që i sjell fat Çobës, pasi edhe në ndeshjen e kampionatit me “demat” ka qenë protagonist. Pas ndeshjes sulmuesi foli për “Panorama Sport”, duke theksuar se Vllaznia do të vazhdojë me fitore.

Një fitore 3-1, mund të quhet gjysma e punës e kryer për kualifikimin?

Jam shumë i kënaqur me fitoren e arritur. Më kënaq më shumë fitorja, sesa goli që shënova. Shpresoj që të vazhdojmë kështu.

Jeni i kënaqur me paraqitjen tuaj në fushë në këtë sfidë?

Sigurisht që jam i kënaqur. Goli është pjesë e gëzimit, por unë shpresoj që të bëj më të mirën në vazhdimësi.


Mendoni se Vllaznia e meritoi tërësisht fitoren?

Mendoj se e merituam plotësisht, për më tepër që fusha nuk ishte siç duhet nga shiu i vazhdueshëm që ra gjatë gjithë ndeshjes. Por besoj se e vlerësuam ndeshjen si duhet dhe e fituam me meritë.

Pas dy javësh luhet ndeshja e kthimit, sa shansekeni tani për të kapur gjysmëfinalen?

Ndeshjet s’i ngjasojnë asnjëherë njëra-tjetrës. Ne do të shkojmë për të dhënë më të mirën, por besoj se do të shfaqim të njëjtin seriozitet edhenë atë sfidë.


Çfarë ka ndryshuar nga një ndeshja për t’u harruar me Kastriotin te kjo e sotmja?

Ne përpiqemi të japim më tëmirën në çdo seancë stërvitore,ndeshjet ndryshojnë nga njëratjetra, por shpresojmë të riparojmë çdo gabim që kemi shfaqur ndaj Kastriotit, por edhe sot ndaj Partizanit.


Ndeshja e radhës në kampionat është ndaj Teutës. Si e prisni?

Ne do ta vlerësojmë shumë këtëtakim. Ta marrim me seriozitetin maksimal dhe shpresojmë qëtë marrim tri pikët.


Nëse do të jeni në lojë, besoni që mund të shënoni sërish?

Unë në fushë futem për të bërëmë të mirën, për të shënuar, pormë shumë ka rëndësi që pavarësisht kush shënon, të arrijmëqë të fitojmë.