Reshat Ramadani është talenti i prodhuar së fundmi nga futbolli maqedonas i cili bëri hapin e madh të karrierës teksa u transferua këtë merkato nga Shkëndija drejt Dinamo Kiev për shifrën e 250 mijë eurove.

19-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defansiv ndërsa mund të bëjë mjaft mirë edhe në dyshen e mbrojtjes. Ramadani shihet si një nga talentët me shumë perspektivë dhe kjo ka zgjuar interesin e FSHF-s të cilët janë interesuar menjëherë për shërbimet e tij.

Sipas medias së shkruar, lojtari është pajisur me pasaportë shqiptare dhe do të thërritet në ekipin Shpresa fillimisht e më pas në ekipin A.

Me trajnerin e ri, Sylvinho, çdo lojtar e nis nga “zero” dhe të gjithë do të kenë mundësinë të thërriten nëse braziliani i sheh si afrime cilësore./newsport/