Braziliani i Vllaznisë, Hygor që i shënoi Skënderbeut duket se ka përfunduar në infermieri. Nuk është se ka problem madhor, por ai ka përfituare dhe nga dita e pushimit duke zhvilluar një seancë masazhi nën kujdesin e mjekut fizioterapist, Ilirjan Haxhaja.

Hygor erdhi në verë në Shkodër, ndërsa trajneeri Mirsad Jonuz e ka provuar në disa role duke qenë se braziliani është një futbollist me kapacitet të mirë teknik, por edhe fizikisht është duke kapur formën e tij më të mirë.

Hygor, aktualisht 30-vjeçar ka shënuar dy gola me fanellën kuqeblu, të parin ndaj Laçit në ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” dhe të dytin ndaj Skënderbeut në fundjavën e shkuar po në Shkodër./vipsport/