KF Shkodra U17 ka qenë surpriza e javës së tretë të kampionatit të kësaj grupmoshe për grupin A. Ajo ka fituar në tranfertë ndaj Partizanit me rezultatin 2-1.

Ka qenë Shpuza ai që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 30-të ndërkohë që Xhakaj ka dyfishuar në të 74-tën. Goli i Qehajës për të kuqtë dhjetë minuta më vonë nuk ka mjaftuar për asgje sepse djemtë e drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi kanë arritur ta fitojnë këtë takim.

Formacioni i KF Shkodra U17 në këtë ndeshje ka qenë ky: B. Brahusha, Musaraj, Lera, Galluve, Prela, M. Brahusha (Aliaj ’70), Obori (Fikaj ’25), Karmaj, Xhakaj, Shpuza, Tajani (Kaçaj ’70).

Pas javës së tretë të kampionatit, KF Shkodra U17 ndodhet në vendin e pestë në renditje me 6 pikë të grumbulluara. Ajo ka humbur në javën e parë ndaj Tiranës me rezultatin 0-3 ndërsa në javën e dytë ka fituar në Shkodër 1-0 ndaj Shënkollit me golin e shënuar nga Roel Oborri.

Kjo skuadër ndodhet vetëm një pikë larg Vllaznia U17 e cila mban vendin e dytë të renditje dhe ajo çka është më interesantja, të dy këto ekipe do të ndeshen me njëri- tjetrin ditën e dielë në fushën sportive “Reshit Rusi” në kuadrin e ndeshjeve të javës së katërt të kampionatit.
www.shkodrasport.com