Aventura e Ashraf Hakimit te Paris SG-ja mund të mbyllet vetëm pas një viti. Të paktën kështu bëjnë me dije mediat spanjolle dhe ato franceze që raportojnë se mbrojtësi i krahut i Paris SG-së është i zhgënjyer nga aventura me klubin e tij të ri.

Hakimi u transferua në verën e vitit 2021 nga Interit te PSG-ja, por aventura e tij në kryeqytetin francez ka qenë larg pritshmërive të tij. Në më shumë se një rast ai e ka shfaqur pakënaqësinë për ambientin e krijuar në këtë klub.

Madje, në ditët e fundit ai ka qenë dhe protagonist pas konfliktit mes frëngjishtfolësve dhe amerikano-jugorëve. Hakimi është në krahun e të parëve dhe siç bën me dije “Ok Diario” në Spanjë, Hakimi ia ka shprehur mikut të tij Kilië Mbape se nëse ai do të largohet për te Reali i Madridit, ai do ta ndjekë.

Marokeni është gati të kthehet në Madrid, me të cilin ai ka luajtur më parë. Ndërkaq, edhe te Reali do të ishin gati t’i bënin një vend në skuadër marokenit, i cili që pas largimit nga Reali ka shënuar progres dhe cilësohet si një ndër lojtarët më të mirë të krahut.