Me dopietën e shënuar sot kundër Bolonjës, Zlatan Ibrahimoviç ka barazuar dy ish-futbollistë të “Djallit”.

Suedezi ka shënuar me fanelën kuqezi 70 gola gjatë karrierës. Një shifër të tillë e ka realizuar Daniele Masaro (70 gola me Milanin në 306 ndeshje) dhe Pietro Arkarin (70 gola në 186 takime në vitet 1930-1936).

Ibra ka arritur kuotën e 70 golave me 107 takime me 7-herë kampionët e Europës.

Një tjetër arritje personale e madhe e sulmuesit 38-vjeçar është fakti se ka realizuar në çdo vit të karrierës që prej momentit kur debutoi si profesionist në 1999.