Serie A po kërkon me çdo kusht të rifillojë sezonin, edhe pse situata nga koronavirusi në Itali mbetet delikate. Kështu, protagonistët dhe aktorët e futbollit mundohen të gjejnë ide se si topi të rrotullohet sërish. Një ide vjen edhe nga trajneri i Sampdorias, Klaudio Ranieri.

“Nuk e di nëse është e mundur apo jo të rifillohet kampionati. Wshtë momenti që mjekët të marrin përgjegjësitë dhe të vendosin nëse mund të rifillihet apo jo. Nga momenti që është një sëmundje që nuk e njohim, atëherë lojtarët janë si makina të Formula 1, do shtyjnë në maksimum.

A mund të shtyjnë në maksimum djemtë? Dhe, a do të mjaftojë një muaj përgatitje për të luajtur tre ndeshje në javë? Unë nuk mund të përgjigjem, nuk jam një doktor. Unë mund të them vetëm, doni të rifillojmë, dakord atëherë.

Do të merren të gjitha masat, shumë mirë. Do luajmë tre ndeshje në javë, shumë mirë. Atëherë, le të bëjmë pesë zëvendësime në ndeshje, kështu i ndihmojmë më shumë djemtë të rikuperohen. Sepse përndryshe do i stresojmë shumë dhe nuk më duket momenti për t’i stresuar lojtarët dhe këtu nuk po flas vetëm për të mitë që janë goditur edhe nga koronavirusi. /VipSport/