Vllaznia sot ka luajtur ndaj Kamzes ndeshjen e pare zyrtare per kete vit dhe ne formacionin e saj ka patur nje mungese te rendesishme. Behet fjale per mbrojtesin rumun Dan Ignat i cili nuk ka luajtur ne kete ndeshje.

Ignat ne fakt ka munguar ne fushe, por ka qene i pranishem ne tribunen e “Reshit Rusit” duke ndjekur ndeshjen bashke me tifozet e skuadres shkodrane.

Ai mesohet se ka mberritur mbreme ne Shkoder dhe sot eshte pare me drejtuesit e klubit te bisedoje. Nga sa behet e ditur, ai ka ardhur vetem sa per te mbyllur detajet e nderprerjes se kontrates dypaleshe qe ka me klubin kuqeblu sepse per disa probleme personale, nuk ka deshire te qendroje me ne Shqiperi.

Diten ne vijim do te mesohen me shume detaje ne lidhje me kete çeshtje, por nuk perjashtohet edhe mundesia qe drejtuesit t’i nderrojne mendje dhe ai te qendroje serish me Vllaznine deri ne fund te sezonit.

Gjasat jane te pakta qe te ndodhe keshtu, por gjithsesi duhet pritur edhe pak dite per te mesuar se çfare do te ndodhe realisht me kete çeshtje e cila ka disa dite qe ka marre vemendjen e opinionit sportiv.