Java e 26-të në Abissnet Superiore i buzëqeshi Tiranës, që dërgoi në 13 pikë distancën me Laçin, por edhe Egnatias, Kastriotit dhe Teutës, ekipe që siguruan fitore të arta për mbijetesën.

Emisioni “Analizë Superiore”, që zhvillohet çdo javë në Supersport nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalistit të kombëtares U19, ka publikuar formacionin më të mirë deri në këtë fazë të kampionatit.

Vetëm një ndryshim në mesfushë krahasuar me javën e 25-të. Redon Xhixha është bërë pjesë e më të mirëve, duke i zënë vendin Liridon Latifit të Vllaznisë në krahun e majtë. Ne kete menyre, tashme Vllaznia nuk ka me asnje futbollist te saj ne 11-shen me te mire te kampionatit ne 26 jave te tij.

Xhixha dhuroi asistin e fitores 1-0 ndaj Dinamos, teksa numëron 11 gola sezonalë në kampionat. E merituar plotësisht përfshirja e 23-vjeçarit laçian në formacionin e më të mirëve, duke llogaritur atë që ka dhënë deri tani për Tiranën kryesuese.