Tirana dhe Shaqir Tafa kanë ndarë rrugët. Lojtari tanimë nuk është parë më në stërvitje me kampionët e Shqipërisë.

Tafa nuk mundi të marrë lejekalimin nga ekipi i tij i fundit Cuneo në Itali dhe për këtë arsye, kontrata 2-vjeçare e firmosur në verë me bardheblutë bëhet e pavlefshme.

Mbrojtësi 21 vjeçar ishte gati për trajnerin Egbo, teksa shihej si një lojtar me perspektivë, duke qenë se ishte kontigjent i ekipit Shpresa U-21.

Duke qenë se sipas FIFA-s tanimë për klubet që kanë rritur lojtarë duhet paguar një shumë kur këta të fundit s’i kanë mbushur 23 vite, Tafa e pati të pamundur të kalonte te bardheblutë pa një shumë të konsiderueshme, pasi edhe kryeqytetasit nuk kanë dashur që të sforcohen financiarisht.

E për më tepër që në organikën e tyre tashmë ka shumë lojtarë, sidomos edhe pas mbërritjes së ganezqve, të cilët shtojnë jo vetëm konkurrencën në skuadrën e parë, por edhete ekipi U-21 që starton garën javën që vjen në Ballsh me Bylisin.