Dita e sotme ka sjelle zhvillime ne kampin shkodran. Ndonese vetem nje dite me pare Vllaznia mbylli sezonin duke siguruar edhe kualifikimin per ne Kupat e Europes, nga sot ka patur levizje dhe si rrjedhoje jane mesuar edhe ndryshimet e para.

I pari ka qene emerimi i Elvis Plorit ne pozicionin e drejtorit te ri sportiv te klubit. Por nderkohe pasdite, ne mediat e ndryshme online ka qarkulluar lajmi tjeter se trajneri Goce Sedloski e ka mbyllur me Vllaznine dhe do te largohet prej saj.

Ne fakt deri me tani nuk ka asnje konfirmim zyrtar nga ana e klubit. Madje nje dite me pare, vete presidenti Xhaferi ne nje lidhje telefonike me emisionin “Sport Show” vleresoi punen e ketij trajneri gjate kesaj periudhe qe eshte ne krye te skuadres shkodrane.

Kjo deklarate i shton edhe me shume dilemat per te ardhmen e Sedloskit tek kuqeblute. Megjithate shume shpejt pritet te saktesohet çdo gje nese do te vazhdoje ai punen ne krye te Vllaznise apo do te nderpritet maredhenia me te dhe do te nise puna per te kerkuar nje trajner tjeter.

Maqedonasi ne fakt pas ndeshjes se djeshme u shpreh se objektivi qe i kishte vene klubi e realizoi dhe ne njefare menyre priste rinovimin. Megjithate deri tani nuk ka asnje konfirmim, as per largim dhe as per qendrim serish te tij./SHKODRA-SPORT.COM/