Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIlir Daja: Na çuditi Vllaznia në pjesën e parë

Ilir Daja: Na çuditi Vllaznia në pjesën e parë

Ilir Daja e pranon se skuadra e Partizanit është shumë larg pretendimeve që ka siç e tregoi humbja përballë Vllaznisë. Në “SuperSport” pas sfidës ai shpjegoi se pse ekipi i tij ishte dominuar nga kuqeblutë në një pjesë të madhe të ndeshjes.

“Kishim një pjesë të parë që nuk e kemi bërë të mrië se nuk po kuptonim dot manovrën e kundërshtarit dhe si duhej të mbroheshim. Por pastaj në pjesën e dytë balancuam lojën. Por kur po tentonim me gjithë potencialin sulmues se të tre që u futën nuk janë në gjendje oiptimale, kur po kërkonim të goditnim, pësuam gol që nis nga një pozicion që tre lojtarët tanë me një kundërshtar nuk vepruan në mënyrën e duhur. Gjithsesi, kur humbim, humbim të gjithë bashkë dhe unë marr përgjegjësitë e mia. Dua ta analizoj me qetësi ndeshjen për të parë pastaj se çfarë do të bëjmë gjatë ecurisë.

Filozofia jonë nuk është për të ndarë repartet, është të marrin të gjithë pjesë në të dy fazat. Nuk do të thosha se kemi probleme në mbrojtje apo sulm, por si e kërkojmë ndërtimin e aksioneve sulmuese.

Duke veçuar Bardhin se ka qenë me dy seanca të diferencura për shkak të një kontraktimi, edhe Asani e Melo nuk është vetëm faji i tyre që nuk kanë gjendjen maksimale se mungesa e ndeshjeve dhe e ritmit në séance stërvitore mes dy ndeshjeve, bëjnë që këto lojatrë të vijnë me pak vonesë.

Nëse i referohemi pjesës së parë kemi qenë totalisht të dominuar, në të dytën reaguam dhe u zhvillua loja në mesin e fushës dhe as Vllaznia nuk e kishte nën kotnroll. Kjo sepse mënyra se si zgjodhi Vllaznia të luante, na solli pak probleme se Kardoso, ai që drejton fazën e sulmit, nuk duhej të merrej me qendërmbrojëtsit por me mesfushorin dhe kjo bëri që në pjesën e parë të vendosej gabim Mala. Në atë që quhet thembara e Akilit, në mesfushë, na dilnin superior.

Kundërsulmi nisi nga goditje standarte, një i tyre me tre të Partizanit, ku mund të shkaktonin edhe faull taktik, ky ishte gabimi. Atë që nuk e kuptuam në pjesën e parë, ishte se duhej të veproinim ndryshe”, tha Daja. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments