Nje nga futbollistet qe ka lene mbresa shume te mira me aktivizimin e tij tek Vllanzia, eshte padyshim edhe mesfushori nga Peja e Kosoves, Ilir Nallbani. Ka plot 9 vjet qe ai eshte larguar nga Shkodra, por lidhja e tij me kete qytet dhe me kete skuader duket ende shume e ngushte.
E ka shprehur kete gje edhe permes nje lidhje me emisionin “Sport Arena” ne televizionin Rozafa mbremjen e se henes teksa ka rrefyer disa nga momentet me te mira te tij ne Shqiperi.
“Ne Shkoder kam kaluar vite te shkelqyera si ne aspektin sportiv ashtu edhe ate njerezor, pranda dhe i jam mirenjohes gjithe jeten qytetareve te Shkodres dhe njekohesisht jam i privilegjuar qe kam kontribuar per skuadren e tyre, Vllaznine”.
Qe t’i besh per vete shkodranet, duhet t’i respektosh ata, duhet te japesh maksimumin per skuadren e tyre dhe nese ndodh kjo, padyshim qe edhe mbeshtetja e suksesi nuk do te mungojne pastaj.
Per t’i bere per vete tifozet e Vllaznise, duhet t’u krijohesh bindjen atyre se je duke dhene me te miren ne fushe, me korrektesine qe kam patur ne raport me ta. Vetem duke vepruar keshtu, nje sportist mund te qendroje ne Shkoder. Perndryshe, nuk do kene shans sepse merziten shpejt”.
Ai eshte shfaqur ne lidhjen skype me kete emision, me fanellen e Vllaznise te veshur ne trup dhe i pyetur per kete gje, ish- mesfushori i saj do te shprehej:
“Gjithmone sepse nuk eshte lehte te harrosh ekipin qe me ka dhene gjithçka ne jete, prandaj dhe kete fanelle nuk mund ta heqe prej shtepise dhe trupit tim. Njekohesisht, femijeve te mi do ua prezantoje çdo here, ne menyre qe kur te rriten, te behen edhe ata tifoze te Vllaznise”.
I pyetur nese e ndjek Vllaznine aktuale, trajneri aktual i kombetares U15 te Kosoves do te shprehej: “Padyshim qe e ndjek. Ajo ndodhet ne vendin e katert dhe fundi barazoi me Skenderbeun ne nje ndeshje me probleme. Ka patur nje ecuri te mire, ndonese me disa oshilacione, por i uroj qe te renditet ne tre vendet e para dhe te siguroje daljen ne Kupat e Europes sepse besoj se edhe klubi e ka kete objektiv dhe i uroj suksese ne vazhdimesi”./SHKODRA-SPORT.COM/