Tek Vllaznia gjerat shkojne mire dhe nese ajo ka marre disa rezultate pozitive ne ndeshjet e para te ketij sezoni, kjo ka ardhur edhe per shkak te harmonise qe ekziston ne ekip.

Por nga ana tjeter, ne mes futbollisteve nuk mungojne edhe ngacmimet si ne stervitje, ashtu edhe ne rrjetet sociale e kudo tjeter.

Ka ndodhur keshtu se fundi edhe pas nje fotoje te publikuar ne rrjetet sociale nga mbrojtesi Mevlan Adili ku duken 3-4 lojtare te Vllaznise duke biseduar, duket para nje goditje denimi per menyren si do ta ekzekutonin ate.

Ka mjaftuar kjo foto dhe Eni Imami duke dashur ta ngacmoje Adilin, i ka shkruar: “Mos i nxirr sekretet sepse kemi edhe ndeshje plot, apo do nderrojme skeme tani?”.

Menjehere ka reaguar mbrojtesi duke i shkruar: “Eni Imami nderrojne ju se une kam kry per kete ndeshje”, ngaqe do te mungoje ndaj Kastriotit per arsye te kartonave./SHKODRA-SPORT.COM/