Komuniteti i gazetarisë sportive shqiptare është në zi. Sot, në moshën 78-vjeçare është ndarë nga jeta gazetari dhe “Mjeshtri i Madh” Bedri Alimehmeti.

78-vjecari qe beri historine e sportit te Tiranes me librat e tij per Skender Halilin, Shyqyri Rrelin e Arben Mingen. Poeti e tregimtari i pasionuar qe ashtu pa u ndjere hyri ne letersine shqiptare. Fisniku tiranas qe jo pak beri per Sofren Tiranase e me pas meritoi gjithcka qe mori deri Mjeshtri i Madh nga presidenca.

1 dhjetor 1999 ishte data qe se bashku nisem rrugetimin tek Sport Ekspres te cilen e vazhdoi deri me 3 shtator 2008 kur e larguan ne menyren me te paskrupullt ate, Mikel Jankun, Gezim Nushin, Petrit Malushin. E megjithate emri i tij, me se shumti tek Tirana, eshte ne faqet e historine e Sport Ekspres.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Alimehmeti per humbjen e njeriut te saj te dashur!