Nje lajm i hidhur per atletiken shkodrane dhe ate shqiptare vjen mengjesin e sotem. Ish- atleti dhe trajneri i mirenjohur i atletikes Syrri Hoti eshte ndare nga jeta ne moshen 86 vjeçare.

Ai kishte kohe qe vuante nga nje semundje e rende, te cilet nuk ka mundur t’i rezistoje deri ne fund dhe si rrjedhoje, i ka dhene lamtumiren familjes dhe te afermve te tij. Me kete rast edhe gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes Hoti per humbjen e njeriut te saj te dashur!

Syrri Hoti ka patur nje karriere ndoshta jo shume te ndritur si sportist, megjithate si trajner per shume e shume vite me rradhe ka arritur te lere gjurme me punen e bere.

Nga duart e tij kane dale shume sportiste, kampione e rekordmene te cilet gjithçka kane arritur ne karrieren e tyre ia dedikojne pikerisht ketij trajneri.

Ne kete menyre, brenda nje kohe te shkurter atletika shkodrane ka humbur disa nga emrat e medhenj te saj teksa pas Gezim Memes e Vildan Tufit, na jep lamtumiren e tij edhe Syrri Hoti. I perjetshem qofte kujtimi i tij!