Sezoni 2015-16 tek Vllaznia mbahet mend për afrimin e shumë lojtarëve të huaj në skuadër dhe që lanë pak gjurmë duke u larguar pas shumë pak kohësh. Një ndër ata që u afruan në skuadër atë edicion ishte edhe Mohamad Kdouh.

Sulmuesi nga Libani ishte në moshën 22-vjeçare në atë sezon dhe pritej të ishte një nga ata që do udhëhiqnin skuadrën me golat e tij, por një gjë e tillë nuk ndodhi në asnjë çast në ndeshjet ku pati mundësinë për tu aktivizuar.

Kjo pasi shtatlarti nuk u bë asnjë herë pjesë e formacionit bazë duke pasur minuta me pikatore dhe ku shënoi vetëm 1 gol në karrierën e tij me kuqeblutë. Largimi i tij ishte i menjëhershëm në janar, ku u largua drejt vendlindjes së tij për të vijuar karrierën me skuadrën e Al Ahed. Por aventurat e afrikanit kanë qenë shumë të shkurtëra në thuajse gjithë këto 5-6 vitet e fundit duke i ndërruar shpesh klubet ku është aktivizuar.

Në sezonin aktual ai është pjesë e futbollit në Indi dhe më konkretisht i skuadrës së United Bengaluru. Ekip që militon në ligat inferiore të futbollit Indian, që në sezonin e fundit ka tërhequr edhe ish-protagonistë të tjerë të Vllaznisë. Siç janë ish-trajneri, Thomas Brdaric, ish-drejtori sportiv, Matko Djarmati apo edhe ish-mbrojtësi i shkodranëve në sezonin e shkuar, Fallou Diagne.

Të tre të sipër përmendurit janë pjesë e ekipit të Chennaiyin, që pas 4 javëve të para të kampionatit renditet në vendin e 6të të klasifikimit me 7 pikë. 6 më pak se vendi i parë i mbajtur nga Hyderabad që është në kuotën e 13 pikëve, por me një ndeshje më shumë të luajtur deri në këto momente në ligën kryesore të vendit në Indi.
Endri ÇINARI