Vllaznia nis merkaton dhe prej ditësh kanë piketuar disa lojtarë cilësorë, vendas dhe të huaj. Shkodranët kanë hyrë në tratativa me lojtarë që kanë spikatur në elitë, por jo vetëm, edhe shkodranë të cilët luajnë në ekipe të tjera, në të Parën dhe Superioren.

“Vipsport” bën me dije se drejtuesit shkodranë nëpërmjet menaxherëve kanë kërkuar informacion dhe synohet Beniamin Agyare, duke qenë se në pjesën e dytë, ai ka bërë ndeshje të mira dhe formë në rritje.

Problem është kontrata, pasi ai ka nënshkruar kontratë 1 vit me opsion shtyrje edhe një sezon tjetër.
Tashmë dëshira e shkodranëve varet edhe nga pëlqimi i Apolonisë.

Nuk perjashtohet mundesia qe te kete edhe akord ne mes klubeve, por se pari duhet konfirmuar interesimi i vertete i Vllaznise per kete lojtar sepse tashme qe eshte hapur merkatoja, ka shume lajme qe qarkullojne dhe qe shpeshhere rezultojne te paverteta.