Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInfantino: Italia është vendi i futbollit, duhet të ketë stadiumet më të...

Infantino: Italia është vendi i futbollit, duhet të ketë stadiumet më të bukura në botë

Gjatë asamblesë së EFC, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, komentoi çështje aktuale të futbollit italian dhe botëror. Për deklaratën e Ibrahimovic se lojtarët e kombëtares duhet të thirren vetëm kur nevojitet, Infantino tha: “Kjo është saktë, thirren kur luan kombëtarja. Duhet optimizuar kalendari dhe të gjenden zgjidhje për t’i mbrojtur lojtarët”.

Për Botërorin në SHBA, ai shtoi: “Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me qeverinë amerikane, nuk do të ketë probleme për skuadrat dhe tifozët”. Rikthimi në Itali e gëzon:

“Jam italian dhe gjithmonë më pëlqen të vij këtu, Roma është e bukur. Italia ka resurse dhe kreativitet, duhet të ketë stadiumet më të bukura të botës. Botërori? Varet nga ata që luajnë në fushë”.

Për Serie A, që mendon ta luajë Milan-Como në Australi: “FIFA ka një strukturë ndërkombëtare dhe kombëtare, që e ka bërë futbollin sportin numër një. Është vetëm një ndeshje, por duhet të ketë rregulla. De-rregullimi nuk ndihmon askënd”./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments