HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREINSTANT/ Adili, Gurishta e Imeri lojtarët me performancën më të mirë te...

INSTANT/ Adili, Gurishta e Imeri lojtarët me performancën më të mirë te Vllaznia

Mevlan Adili, Erdenis Gurishta dhe Demir Imeri janë tre lojtarët aktualë të Vllaznisë të cilët kanë bërë performancën më të mirë në vitin e fundit.

Në këtë konkluzion ka dalë kompania e njohur “Instat index” që merret me studimin e performancës së çdo futbollisti në të gjithë kampionatet e botës.

Ajo ka analizuar në hollësi paraqitjen edhe të lojtarëve të Kategorisë Superiore dhe është ndalur edhe tek ata të skuadrës që kryeson deri tani kampionatin- Vllaznia.

Lojtari me performancën më të mirë sipas “Instat” është mbrojtësi Mevlan Adili që e ka indeksin e paraqitjes në vlerën 243. Pas tij i dyti është kapiteni Erdenis Gurishta me koefiçentin 237 ndërsa në vend të tretë është Demir Imeri që e ka koefiçentin 233.

Pas kësaj tresheje vijnë më pas Imami (232), Shehi (231), Krymi (229), Marku (228), Isaevski (227), Jonuzi (226), A. Hoxhaj 220 e kështu me rradhë./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments