Takimi i neserm me Teuten do te jete shume i rendesishem per Vllaznine dhe jo vetem ne kuadrin e thjesht marrjes se nje rezultati pozitiv qe do ta ndihmonte ate te rregullonte pozitat ne tabelen e renditjes.

Vllaznia ka nje motiv me shume per te synuar fitoren neser ndaj durrsakeve dhe kjo eshte datelindja e saj. Neser eshte 16 shkurti dhe kuqeblute festojne 101 vjetorin e krijimit te klubit te tyre.

Klubi me i vjeter ne Shqiperi feston kesisoj pervjetorin e tij te krijimit dhe padyshim qe nje trepikesh ndaj Teutes do te ishte menyra e duhur per ta festuar ate.

Shkodranet krenohen me kete fakt dhe kuptohet qe duhet ta justifikojne edhe ne fushen e lojes kete gje.
www.shkodrasport.com