Luiza Gega duket në një formë shumë të mirë këtë vit, teksa së fundmi ka arritur një rezultat shumë të mirë.

Atletja shqiptare vazhdon që të shkruajë emrin e saj me gërma të arta. Gega shpallet kampione Ballkani në kampionatin e sallave të mbyllura që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Për Gegën gara ishte një formalitet, ku kampionia kuqezi e ndali kronometrin në kohën 8.55.45 në garën e 3000 metrave. Plot 21 sekonda më e shpejtë nga vendi i dytë.