Hakan Calhanoglu është shndërruar këtë sezon në një lider të vërtetë për Interin. Turku ia ka dalë të jetë në lartësinë e duhur për të gjitha përgjegjësitë që i janë ngarkuar nga trajneri Simone Inzaghi. Mesfushorit nuk i “dridhen” këmbët edhe kur vjen puna te goditjet nga 11-metrat.
Me të në fushë, shokët e skuadrës janë të qetë pasi Calhanoglu i ka shënuar të gjitha 13 penalltitë e fundit që ka goditur.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë shumë shpejt pritet të regjistrojë edhe një rekord të ri për kampionatin italian duke lënë pas personazhe si Giampaolo Pazzini që ka shënuar 16 penallti radhazi, Zlatan Ibrahimovic që ka shënuar 15 si dhe dyshen Lukaku-Totti që janë ndalur në kuotën e 14 goditjeve të sakta.
Kështu, Inter i gëzohet rendimentit të Calhanoglu teksa në momentet vendimtare për garën në kampionat me Juventusin, mund të shfrytëzojë edhe “gjakftohtësinë” e 29-vjeçarit nga 11-metrat pasi çdo detaj në këtë sezon të Serie A mund të bëjë diferencën.