Laçi mund Tiranën me rezultatin 2-1 ne nje ndeshje shume te luftuar dhe ajo çka eshte me interesantja, te tre golat e ndeshjes jane shenuar nga futbollistet shkodrane qe jane pjese e ketyre dy skuadrave, Shtubina e Fangaj per Laçin dhe Hasani per Tiranen.

Fillimisht ishte Shtubina që ktheu në gol një harkim të Xhixhës, me një goditje të bukur me kokë. Nga një shkodran te një tjetër, por këtë herë është mbrojtësi Fangaj që i bën ”zbor” ekipit bardheblu, duke finalizuar një aksion në mënyrë individuale. 2-0 dhe më pas skuadra kryeqytetase nisi që të zgjohej.

Nderkohe ne pjesen e dyte do ishte Hasani që pas disa rasteve per bardheblute, nuk fal dhe shënon golin e parë për miqtë. Merr zemër Tirana që hidhet e tëra në sulm, por është i vendosur Selmani, i cili bëhet disa herë shpëtimtar.

Ka pretendime nga ana e badhebluve për një prekje të topit me dorë, por nuk ndan të njëjtin mendim kryesori Beqiri, i cili është i vendosur për të vijuar lojën. Nuk mund të mos përmendet dhe pritja spektakolare e Selmanit ndaj Ngos, që i e mbajti në Lojë Laçin.

Perfundimisht 2-1 per Laçin qe merr fitoren e pare nen drejtimin e trajnerit te ri Prenga nderkohe qe Tirana i rikthehet serish rezultateve negative.