Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në orën 20:45.

FSHF ka njoftuar se në këtë sfidë do të jenë të pranishëm 22-mijë tifozë, në një stadium të tejmbushur.Në fakt, bëhet fjalë për një interesim të lartë për këtë përballje, duke parë edhe kundërshtarin që është përballë.

Shumë shqiptarë njihen si tifozë të Italisë dhe nuk kanë humbur mundësinë për të ndjekur këtë Kombëtare nga afër, por edhe për të mbështetur Shqipërinë.

E sigurt është se futbollistëve kuqezi në ndeshjen e sotme ndaj Italisë, nuk do t’iu mungojë mbështetja, teksa atyre nuk u mbetet asgjë tjetër, veçse të japin maksimumin e tyre në fushën e lojës që të bëjnë një paraqitje dinjitoze.
Maringlen ZHIVANI