Edi Reja, trajneri italian i Kombëtares shqiptare ka folur për “Canale 8” mbi garën për titullin e Serisë A duke komentuar favoritët.

“Për mua Interi me të vërtetë ka humbur lojtarë të rëndësishëm, por i ka zëvendësuar me futbollistë që janë akoma më funksionalë dhe normal që ngelen favoritë”, u shpreh 75-vjeçari, që i pyetur mbi ecurinë e Napolit si skuadra më në formë e momentit tha:

“Napoli ka bërë mirë që ka marrë Spaletin. Me të në krye axurrët kanë gjetur besimin dhe shfaqen të motivuar, ndaj besoj se napolitanët i kanë cilësitë e duhura për t’i shkuar garës deri në fund dhe të luftojnë për Skudeton”, përfundoi Reja.