Aktiviteti i futbollit në vendin tonë tashmë ka ngritur siparin në të gjitha kategoritë. Ditën e djeshme, edhe kampionati u-19 bëri debutimin për këtë sezon. Dhe menjëherë në javën e parë, Vllaznia arriti të merrte një fitore 0-1 në transfertë përballë Laçit.
Protagonisti i takimit me golin e fitores ishte Paulo Pjeshka, i cili në një intervistë për “Shkodra Sport” ne tregon më tepër rreth ndeshjes, kampionatit apo edhe të ardhmes.
– Paulo,e nisët me gol. Fillim i mbarë i sezonit, si u ndjetë pas 3 pikëshit që i dhuruar ekipit në Laç?
Ishte me të vërtetë një ndeshje e rëndësishme, për ta filluar kampionatin në mënyrën më të mirë. Jam shumë i kënaqur për golin dhe shpresoj të jetë një shenjë e mirë për të shënuar sa më shumë gola këtë sezon. Por mbi të gjitha mbetet fitorja e skuadrës.
– Ju tha ndonjë gjë trajneri Vioresin Sinani pas golit ? Ndonjë kompliment?
Një ish-sulmuesi si profesori e di shumë mirë se çdo të thotë të shënosh. Patjetër më komplimentoi dhe më uroi për gola të tjerë në vazhdim.
– Vllaznia u-19 një pretendente për titull sërish këtë sezon?
Ne si çdo vit futemi për të fituar. Gjithmonë objektivat janë për kampion. Ne jemi një grup i ri, por i bashkuar dhe që po mundohemi të bëjmë më të mirën tonë.
– Objektivi juaj personal në këtë sezon ? Gola apo asiste më shumë për shokët?
Unë dua vetëm të ndihmoj skuadrën time. Me gola apo asiste sido që të jetë.
– E ardhmja parashikon Vllazninë e parë ku ti edhe je stërvitur së fundmi. Gati për hapin e madh?
Normalisht që kalimi tek ekipi i parë Vllaznisë. Ekipi i qytetit tënd dhe ekipi i zemrës patjetër që është një hap i madh. Por do vijë me kohën dhe unë do jem i gatshëm për të dhënë maskimumin.
Intervistoi: Endri ÇINARI