Fitorja e arritur javen e kaluar ne Librazhd ndaj Sopotit jo vetem ka qene e rendesishme ngaqe ishte e pesta rradhazi per Beselidhjen, por me se shumti u arrit ndaj nje rivali direkt dhe madje brenda ne fushen e tij. Lezhjanet po kalojne momente shume te mira dhe si rrjedhoje shohim perpara drejt arritjes se objektivit.

Trajneri Dritan Smajli duke folur per gazeten “Shkodra Sport” eshte ndalur tek fitorja ndaj Sopotit, pikat e forta te skuadres se tij, por edhe ato te dobetat. Njekohesisht ka folur edhe per objektivin e Beselidhjes. Per me shume lexoni intervisten ekskluzive dhene per gazeten tone:


– Smajli, e veshtire fitorja ne Librazhd, ndaj nje rivali direkt si Sopoti?

Shume e veshtire pasi me te vertete kishim te benim me nje kundershtar shume te forte. U surprizova nga cilesia dhe kualiteti i tyre, por ne fund fitoi skuadra qe dha diçka me teper dhe qe e kerkoi fitoren deri ne fund. Gjithmone kur fiton ndaj nje rivali direkt, fitorja merr dyfish vlera.

– 5 fitore rresht, tregues i forces se skuadres dhe pretendimeve serioze te saj?

Normalisht qe po, pasi objektivi maksimal eshte qe te ngjitemi ne kategorine e pare. Mendoj qe kam ndertuar nje skuader te mire per te arritur objektivin. Perjashto ndeshjen e pare ne Tropoje ku humbja ishte shume aksidentale pasi dominuam ne çdo aspekt te lojes, besoj qe kemi treguar forcen reale tone ne çdo ndeshje duke fituar dhe duke i dominuar çdo kundershtar.


– I kenaqur me renditjen aktuale- vendin e dyte, apo ndoshta duhej te kishit edhe ndonje pike me shume?

Nuk jam i kenaqur pasi prisja te isha ne vend te pare, por me jep shume shprese qe do e arrijme shume shpejt me lojerat dhe dominimin qe ju kemi bere kundeshtareve.


– Kush eshte pika me e forte e kesaj Beselidhje?

Padiskutim grupi, skuadra esh gjeja kryesore. Nuk bazohem asnjehere te individi pasi shume me rendesi eshte fryma e grupit. Kur ke nje grup shume te bashkuar me nje qellim pastaj çdo vlere e individit del ne pah.


– Po pike te dobet a ka dhe qe do te kerkosh ta ndryshosh ne te ardhmen?

Per momentin nuk kemi pike te dobet pasi skuadra po luan mire, po shenon, po prodhon loje megjithate e mira s’ka fund. Do shohim me kujdes per ndonje nderhyrje ne janar pasi dua te jem akoma me i forte sidomos ne fazen sulmuese.

– Nderkohe te shtunen per fitoren e gjashte rradhazi ndaj Veleçikut?

Patjeter qe po, skuadra ate objektiv ka dhe jam i bindur se do ia dalim.
Intervistoi: Gjergj KOLA