Ka vetëm një vit që merret me atletikë, është vetëm 17 vjeç, por në garat e djeshme, të vlefshme për Kampionatin Kombëtar Individual Dimëror për të rritur, ka dominuar mbi të gjithë duke zënë vendin e parë dhe duke u shpallur kampion në disiplinën e 60 metrave.
E kemi fjalën për Leandron Çardakun i cili falë talentit që zotëron, por edhe punës së bërë me trajnerin Albert Marashi arritën këtë sukses të parë dhe me siguri që në të ardhmen do të ketë edhe plot të tjerë.
Gazeta “Shkodra Sport” e ka intervistuar këtë atlet duke mësuar prej tij edhe për këtë pasion, mënyrën si u lidh me atletikën dhe synimet për të ardhmen. Për më shumë lexoni intervistën e tij dhënë për gazetën tonë:
– Leandro, jeni shpallur dje kampion në garën e 60 metrave në kampionatin individual dimëror. E prisnit këtë sukses?
E prisja deri dikund, duke marrë parasysh përgatitjen që më ka bërë profesori Albert Marashi.
– A kishte rivalitet gara?
Sigurisht që kishte pasi konkurroja me te rriturit qe kuptohet janë shumë më profesionistë dhe me eksperiencë më shume se une dhe duke marre parasysh qe ishte dhe kampionat individual dhe natyrisht që gara ishte e forte, por unë ia dola me sukses të prek i pari finishin.
– U lumturuat kur e preket i pari finishin?
U ndiva shume krenar dhe u lumturova me shume duke ditur qe me ate titull perfaqesoja Shkodren dhe patjeter profesorin tim te cilit ia dedikoj arritjen fale stervitjes qe me ka bere.
– Jeni vetëm 17 vjeç. Sa kohë keni që merreni me atletikë?
Më 15 janar kam bërë një vit që merrem me këtë sport.
– Çfare ju shtyu te merreni me kete sport?
Fillesa ishte profesori ime i fiskultures ne 9 vjeçare Ivo Shestani qe ma vuri në dukje talentin tim pasi une fitova disa tituj mes kampionateve te shkollave te qytetit ku une në ate kohe nuk merresha me stervitje. Ishte ai me adresoi tek tek trajneri Albert Marashi dhe ja ku jam sot.
– Cilat jane synimet tuaja per te ardhmen?
Synimet jan normalisht te arrij sa ma shume rezultate te mira dhe jo vetem brenda vendit por dhe ne arenen nderkombetare per te kontribuar kesisoj sa me shume per klubin Vllaznia dhe Shkodren./GAZETA SHKODRA-SPORT/