Kategoria Superiore rikthehet të luhet pas ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë, teksa do të zhvillohet në dy ditë, të dielën e 30 janarit dhe të hënën e 31 janarit. Siparin e javës së 18-të do ta ngrejë sfida Kastrioti-Vllaznia, e cila do të zhvillohet të dielën, në orën 13:45, në stadiumin e qytetit të Kamzës.

Në të njëjtën ditë do të zhvillohet dueli i “titullit”, Tirana-Kukësi, ku do të marrë të gjithë vëmendjen e kësaj jave.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “AIR Albania” në orën 16:45. E hëna rezervon tre duele, ku gjithçka nis me Laçi-Partizani, e cila do të luhet në stadiumin e qytetit të Laçit në orën 13:45. Në të njëjtin orar do të zhvillohet dueli Egnatia-Dinamo, në stadiumin “Arena Egnatia”.

Ndeshja që ul siparin e javës së 18-të do të jetë në Korçë ku Skënderbeu dhe Teuta do të ndeshen sërish pas atij takimi në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Të dielën

Kastrioti-Vllaznia 13:45
Tirana-Kukësi 16:45.

E hënë

Laçi-Partizan 13:45.
Egnatia-Dinamo 13:45
Skënderbeu-Teuta 16:45