Vllaznia e futbollit te femrave eshte shembulli me i mire i suksesit ne sport. Ne 8 vjet ky ekip ka fituar gjithçka dhe per keto suksese padyshim qe nje merite te padiskutueshme kane te gjithe pjestaret e saj.
Baza e ekipit jane disa lojtare qe kane disa vite si pjese e tij, e po ashtu, me te po ingranohen gradualisht edhe disa vajza te reja te cilat konsiderohen si e ardhmja e tij.
Njera prej tyre eshte Matilda Gjergji. Mbrojtesja e djathte vleresohet si nje lojtare e perspektives e perpos aktivizimit me ekipin e Vllaznise, ajo eshte nje pike e forte edhe me kombetaren U19.
Matilda ka pranuar te flase per “Shkodra Sport” duke rrefyer me gazetaren Fabiola Caka teksa ka dhene detaje per menyren si u lidh futboll, ecurine e saj te deritanishme, por edhe synimet per te ardhmen.
-Si i keni pasur fillesat me futbollin?
Futbolli ka qene pasioni im qe kur isha e vogel dhe luaja gjithmone me shoqerine ne rruget e lagjes si dhe ne shkolle. Me vone ju bashkova ekipit te Vllaznise per te vazhduar endrren time.
-Çfare e ben Vllaznine te dalloje nga ekipet e tjera?
Ndryshe nga ekipet e tjera Vllaznia ka disiplinen ne fushe si dhe jashte saj, seriozitetin e po ashtu perkushtimin maksimal te vajzave dhe stafit teknik.
-Cili eshte synimi i Vllaznise kete sezon, perveç se te kryesoje kampionatin Shqiptar?
Tashme eshte i qarte kryesimi i Vllaznise ne kampionatin Shqiptar nder vite. Synimi kryesor i klubit tone eshte te kualifikohemi ne 32 ekipet me te mira te Europes ne Champions League ku shpresojme se me shume pune do ia arrijme.
– Numeroni disa medalje, kualifikimin ne Champions, pjesemarrje ne kombetaren e moshave vazhdimisht. Na thuaj momentin kyç qe do te veçonit nga karriera juaj deri me tani?
Ka pasur momente pafund kur jam ndjere krenare per arritjet tona si ekip por nje moment kyç qe do ta veçoja nga karriera ime 4-vjeçare eshte ftesa e pare nga Kombetarja A ku gjithashtu kam zhvilluar ndeshjen miqesore ne formacion kunder ekipit turk.
-Cilat jane objektivat personale per te ardhmen?
Objektivat kryesore jane qe te jap maksimumin tim per ekipin e Vllaznise si dhe te vazhdoj te jem pjese e Kombetares A te femrave, pse jo te bej pjese edhe ne formacion.
Intervistoi: Fabiola CAKA