Për shumëkënd futbolli është shndërruar në një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. E nisin duke e luajtur atë, e më pas kalojnë edhe në trajnim. Njëri prej tyre që madje vazhdon t’i bëjë të dyja është Frederik Hila.

Ka patur shumë ëndrra me futbollin dhe nëse duke e luajtur vetë, ndoshta nuk ka arritur aty ku ka dashur, tashmë në rolin e trajnerit kërkon të bëjë shumë më përpara.

Ai prej gati një viti punon tek FC Basania teksa i është besuar drejtimi i ekipit të 13 vjeçarëve me të cilën mundohet të bëjë më të mirë për të injektuar tek ata dëshirën për këtë lojë magjike. Frederiku në një intervistë dhënë gazetares Dajana Gegaj për “Shkodra Sport”, ka folur pikërisht për këto gjëra dhe synimet e tij për të ardhmen:


– Si lindi dëshira për tu marrë me sport e veçanërisht me futboll?

Për t’u marrë me sport ose më saktë me futboll është një deshirë që lind natyrshëm. Ashtu si çdo femijë edhe unë kam filluar të luaj futboll që në moshë të vogël.

Duke u rritur kjo deshirë kthehet në ëndërr dhe per ta ndjekur këtë ëndërr dhe pse vështirësitë janë të mëdha, duhet të punosh fort dhe te mos dorëzohesh kurrë.


-Më pare keni luajtur si futbollist ndërsa aktualisht po merreni me trajnimin e moshës 13 vjeç në ekipin e FC Basanias, cili është dallimi mes një futbollisti dhe një trajneri?

Mendoj se është një ndryshim shumë i madh sepse një futbollist fokusohet më shumë tek aftësite e tij personale si fizike- teknike- taktike dhe te koordinimi me pjesen tjetër të ekipit, ndërsa trajneri që të menaxhojë 24 futbollistë, duhet të bëjë një punë shumë të madhe.

Trajneri duhet të merret personalisht me secilin lojtar si me pergatitjen fizike-teknike-taktike po ashtu duhet të punojë shumë edhe me anën psikologjike.


– Mundësitë apo rrethanat kur luanit futboll në atë kohe, sa ndryshojnë nga këto të sotmet?

Mendoj që ka një ndryshim të madh sepse në ditët e sotme futbolli është zhvilluar shumë krahasuar me kohën kur unë luaja, si nga terrenet ku zhvillohet stërvitja po ashtu dhe metodat e reja të stërvitjes.

– Duhet të ketë raste kur ju duhet të bëniedhe rolin e psikologut me 13-vjeçarët e FC Basanias, si e menaxhoni këtë situatë?

Patjetër që ka raste të tilla. Te FC Basania mundohemi që të krijojmë një frymë grupi sa më të shëndetshme, në mënyrëqëfëmijëttë ndihen sa më mirë me njëri-tjetrin dhe të jenë të lirëqë të shprehin mendimet dhe problemet e tyre. Kjo fryme grupi e shëndetshme na ndihmon ne që t’i menaxhojme nëmënyrë sa më të mirëkëto situata.

– Cili është futbollisti apo sportisti që ju admironi?

Emra yje të futbollit të cilët i admiroj ka plot, por preferoj më shumë të përqendrohem tek modeli i sportistit se sa tek emri i individit. Për mua modeli i futbollistit që admiroj është ai i cili është i përkushtuar dhe i disiplinuar në stërvitje, në ndeshje dhe në jetën e përditshme.Futbollist i mirë për mua është ai i cili bëhet një me grupin dhe që padyshim sakrifikon shumë për skuadrën.

– Cilat janë këshillat që do u jepnit të rinjve të sotëm brenda kornizave te sportit dhe jo vetëm?

Këshilla ime për të rinjtë: të merren sa më shumë me sport, sepse sporti ka nje ndikim të madh në rritjen e një trupi të shëndetshëm po ashtu edhe në edukim. Studioni, lexoni dhe mundohuni të rriteni me vlera duke transmetuar sa më shumë mirësi, dashuri dhe respekt.
Intervistoi: Dajana GEGAJ