Sulmuesi brazilian Roberto Firmino mund të transferohet në Spanjë sezonin e ri. 31-vjeçari do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni dhe duket se Liverpool nuk ka ndërmend të vijojë bashkëpunimin me të.
Një futbollist me përvojë, që do të jetë “free” për çdo ekip, ndaj dhe konkurrenca për të është bërë e madhe. Duket se në “pole” për të marrë Firmino është skuadra e Atletico Madrid, e gatshme t’i ofrojë një rrogë të mirë.
Sipas “Daily Mail”, skuadra spanjolle kërkon një sulmues me përvojë dhe Firmino është kandidati i duhur. Ai do të plotësojë boshllëqet në sulm dhe do të ndihmojë skuadrën si në La Liga ashtu dhe në Europë.
Firmino konsiderohet si kandidati i duhur, i aftë para porte dhe mbi të gjithë vjen me koston zero. Gjithsesi, konkurrenca për të është e madhe, pasi ka kërkesa edhe nga Premier League e Serie A, që e vlerësojnë për aftësitë e tij./telesport/