Skuadra e Tërbunit arriti një barazim në Gramsh me rezultatin 1-1. Pukjanët janë të mendimit se gjyqtari akordoi një penallti të padrejtë. Një nga lojtarët e ekipit të Tërbunit, qendërmbrojtësi Indrit Hithi, thotë:

“Penalltia që gjyqtari i dha ekipit të Gramshit nuk ishte e drejtë, pasi terreni ishte mjaft i vështirë. Lojtari kundërshtar po simulonte. Më vjen keq që gjykimi kishte një nivel të tillë.

Arsyeja që unë i kërkova trajnerit të dalë nga loja ishte pikërisht gjyqtari E.Spahia. Ky i fundit më tha se ‘po të bësh një ndërhyrje, kam për të të nxjerrë me të kuq’, ndërkohë që unë deri në atë moment nuk kisha marrë asnjë të verdhë. Ky komunikim i tij nuk m’u duk normal”, tha Hithi.

Pavaresisht ketij barazimi, Terbuni vazhdon te jete ne vendin e pare ne renditje dhe padyshim qe do te synoje per ta mbajtur deri ne fund sepse objektivi eshte ngjitja ne kategorine e pare.