Per te shtatin vit me rradhe, sivjet do te zhvillohet serish “Maratona e Pavaresise”, e organizuar nga Bashkia Shkoder ne bashkepunim me Komunen e Ulqinit dhe Këshillin Kombëtar te Shqiptarëve në Malin e Zi. Ajo kete heredo të organizojnë më 25 nëntor ne itinerarin Ulqin–Shkodër.

Sipas organizatorëve, këtë vit maratona zhvillohet në itinerarin Ulqin-Shkodër, ku nisja e maratonistëve do të bëhet në orën 9:00, përballë godinës së Komunës së Ulqinit, ndërsa mberritja do të jetë Shkodra, përballë godinës së Bashkisë së këtij qyteti.

“Siç është bërë tashmë traditë, kremtimi i 28 Nëntorit do të fillojë duke grupuar sportistë pa dallim kombësie, feje apo gjuhe, duke bashkuar shqiptarët e çdo treve dhe popujt e vendeve të ndryshme. Organizatorët e këtij manifestimi ju ftojnë që edhe ju të bëheni pjesë e kësaj gare, ku pak rëndësi ka kush del fitues e shumë rëndësi ka fakti që vrapojmë bashkë.

Pjesë e këtij manifestimi sportiv do të jenë edhe fëmijët dhe nxënësit e shkollave dhe klubeve sportive të Ulqinit, të cilët do t’u bashkëngjiten maratonistëve. Përveç pjesëmarrjes në vrapim, mund të bashkoheni te pika e nisjes përballë Komunës së Ulqinit, për t’i përkrahur maratonistët.

Edhe këtë herë, si zakonisht, do të ndahen çmime për tri vendet e para në kategorinë e femrave dhe tri vendet e para në kategorinë e meshkujve”, thuhet në njoftim.

Maratona Ulqin-Shkodër ka filluar në vitin 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, dhe është unike pasi që simbolizon bashkimin e dy qyteteve dhe dy vendeve.