Klubi Vllaznia si gjithmone i kujdesshem ne promovimin e ngjarjeve te ndryshme, ka zgjedhur nje menyre shume interesante per t’i uruar Festen e Pavaresisht Kosoves.

Permes nje postimi ne faqen zyrtare, kuqeblute kane zgjedhur 7 futbollistë e futbolliste nga Kosova, për të bërë urimin e kësaj ngjarje të shënuar për shqiptarët e Kosovës.

Në këtë urim janë përfshirë futbollistët Liridon Latifi, Lorik Boshnjaku dhe Esat Mala e njëkohësisht edhe futbollistet Sara Maliqi, Arbenita Curraj, Gresa Berisha e Jehona Shala të cilat po ashtu janë pjesë e ekipit të Vllaznisë dhe po kontribuojnë për arritjen e rezultateve shumë të larta sportive.

Futbollistët dhe futbollistet nga Kosova po japin një kontribut shumë të madh tek ekipet e Vllaznisë dhe si rrjedhojë klubi ka vendosur që t’i urojë ata dhe përmes tyre të gjithë kosovarët për Festën e Pavarësisë./SHKODRA-SPORT.COM/