Vllaznia ne basketboll per te reja eshte shpallur dje per te dytin vit rradhazi kampione e Shqiperise. Suksesi i djeshem merr edhe me shume vlere sepse eshte arritur ne Permet, ndaj skuadres vendase qe ne fakt i kishte mundur dy here vajzat shkodrane kete sezon.

Si rrjedhoje pas asaj fitoreje dramatike ne sekondat e fundit, ne shifrat 80-79, vajzat shkodrane kane shperthyer ne feste. Bashke me to, ndoshta me shume madje se te gjitha sebashku, ka gezuar trajnerja Medina Mustafa.

Ajo vazhdon te luaje vete basketboll, por po shfaq vlera edhe si trajnere teksa per te dytin vit rradhazi ka arritur ta shpalle kampion kete ekip. Medina ka pranuar te flase per gazeten “Shkodra Sport” ne nje interviste ekskluzive duke rrefyer edhe emocionet e ketij suksesi:


– Medina, emocione per ty si trajner te shijosh nje sukses te tille per te dytin vit rradhazi?

Padyshim qe ishin emocione te medha dhe te papershkrueshme. Jane emocione qe po i perjetoj tashme si trajnere me shume sesa si sportiste. Per me teper ndoshta ngaqe ishte nje fitore surprize.


– Fitore surprize?

Po, keshtu mund te konsiderohet. Me ekipin e Permetit jemi ndeshur dy here gjate ketij kampionati dhe kemi humbur. Kjo na e veshtiresonte shume punen per finalen, e cila per me teper u luajt edhe ne fushen e tyre, por megjithate ia dolem. Kjo fitore ishte nje realizim deshiret qe perpos te gjitha veshtiresive qe hasem rruges, ia dolem te triumfojme me sukses ne fund.


– Si arritet ta mposhtnit ekipin e Permetit ne finale?

Gjate gjithe kesaj periudhe ne kishim punuar e jemi stervitur per nje mbrojtje te mire dhe nje sulm te kordinuar. Puna e palodhur e vajzave dhe paraqitja ne loje si nje mendje e vetme, na dha edhe rezultatin qe deshiruam.

– Kush spikati me shume ne finale?

Do te veçoja Anisa Bokrinn me 36 pike te shenuara, por edhe Melida Hyka, Anisa Musaja si edhe nje kontribut te madh Ersa cekaj, Sara Murcaj dhe Medina Hykaj. Pa lene menjane edhe Belma Mekuli dhe te tjerat qe i kane dhene nje suport te papare ekipit.


– Natyrisht ne kete sukses, keni merite edhe ju si trajnere apo jo?

Po mundohem te bej me te miren, por njekohesisht une dua te bej nje falenderim per profesor Bledar Gjeçajn sepse edhe ai ka dhene nje kontribut te madh te vajzat dhe tek une. Ai ka qene nje mbeshtetje shume e madhe per ne.

– Keto vajza premtojne per te ardhmen?

Ato jane nje grup shume i mire te cilat japin kontributin e tyre edhe te ekipi i te rriturave. Jane vajza qe premtojne shume. Si gjithmone ekipi i basketbollit te Vllaznise ka nxjerr elemente dhe talenta dhe kjo gje do te vazhdoje.

– Por ju shpresoni qe keto vajza te mos ndjekin rrugen e shkodraneve te tjera qe po luajne ne ekipet e tjera, por te luajne per Vllaznine?

Keshtu shpresoj. Mendoj qe nuk ka kontribut me te madh dhe te bukur sesa ta japesh per qytetin te cilin ti je rritur dhe ka kontribuar per ty. Uroj qe te gjitha te qendrojne te ekipi i Vllaznise.


– Dhe se fundi, e shihni Vllaznine e te rriturave nje dite pretendente per titullin kampion?

Te shpresojme qe te hidhet nje sy edhe nga ekipi i te rriturave dhe uroj pafund qe te perjetojme kenaqesine e nje titulli kampion.
Intervistoi: Gjergj KOLA