Ndonëse është një futbolliste e talentuar, për momentin është e paangazhuar me ndonjë ekip. Paula Jaku deri para pak kohësh ka qenë futbolliste dhe trajnere e ekipit të Kukësit, nga i cili është larguar për arsye personale por kjo nuk do të thotë se është larguar nga sporti i saj i dashur.

Shumë shpejt, atë pritet ta shohim me disa angazhime të reja, por nga ana tjetër, vazhdon punën si trajnere moshash me ekipet e vajzave të “Juban Danjes”. Paula nga ana tjetër, ndihet krenare që një nga futbollistet që ka stërvitur prej vitesh, pikërisht Rosela Vasa, u shpall pak ditë më parë nga Federata si “talentja e vitit 2022”.

Jaku ndërkohë ka pranuar të flasë për “Shkodra Sport” në lidhje me karrierën e saj, për atë se çfarë ka bërë deri tani por edhe se çfarë ka ndër mend të bëjë në të ardhmen. Për më shumë lexoni intervistën e saj dhënë për gazetën tonë:


– Pas shume viteve ne fushe ,per momentin e gjejme Paulen pa ekip?

Per momentin jam pa skuader ne pritje te disa zhvillimeve të reja, por normalisht unë vazhdoj stervitjen individuale. Gjithashtu vazhdoj dhe stervitjen e ekipit te moshave tek “Juban Danja”.

– Se fundmi keni qene trajnere por dhe lojtare te Kukesi. Pse u terhoqet?

Terheqja nga ekipi i Kukësit erdhi për disa arsye te miat personale, por gjithsesi kenaqesi qe isha pjese e tij.

– Thate qe vazhdoni te drejtoni ekipin e moshave te “Juban Danja”- ekipit te pare i femrave ne Shqiperi duke vazhdauar akoma ta ruani kete tradite ju dhe familja juaj. Cili eshte sekreti i kesaj jetegjatesie?

Se pari une jam shume krenare qe jam pjese e nje familje qe me ka mbeshtetur ne endrrat e mia dhe jo vetem, por edhe te shume vajzave te tjera te cilat sot jane futbolliste me emer ne kampionatin tone. “Juban Danja” eshte nje familje e dyte e cila vazhdon te kontribuoje ne futbollin e femrave pavaresisht çdo veshtiresie dhe pengesave. Per momentin ne kemi dy ekipe, nje ekip te veçante U11 ku bejne pjese djem dhe vajza bashke (si gjithmone Juban Danja sjell gjera te veçanta), ndersa tek ekipi U13 bejne pjese vetem vajzat. Sekreti i jetegjatesise eshte deshira e madhe per te punuar me keto femije te mrekullueshem dhe mbi te gjitha kenaqesia qe merr pas nje pune te lodhshme eshte e papershkrueshme.

– Se fundmi, pikerisht nje “produkt” i “Juban Danjas”- Rosela Vasa, u shpall talentja e vitit nga Federata Shqiptare e Futbollit. Si ndjeheni per ketet fakt ku ju vete e keni stervitur ate per vite me rradhe?

Shume krenare. Rosela eshte nje nga lojtaret qe ka ardhur tek ekipi jone ne moshen 3 vjeçare pavaresisht se atehere ne nuk kishim ekipet e moshave. Ajo çdo dite vinte tek fusha per te luajtur e per t’u stervitur. Me pas ne ekipet e moshave qe kemi hapur duke u aktivizuar ne kampionatin rajonal te Shkodres kunder ekipeve te djemve ajo ka spikatur per talentin e saj. Vasa eshte nje vajze punetore dhe me shume ego per te arrituar qellimet e saja. Normalisht puna qe i eshte bere ne stervitje dhe deshira jane nderthurur tek ajo dhe u kurorezua me ate çmim. Une jam e sigurt qe emri saj do degjohet edhe ne ekipe nderkombetare dhe i uroj shume suksese.

– Ku do e shohim Paulen se shpejti?

Per momentin vazhdoj stervitjen individuale gjithashtu me trajnimim e ekipit te moshave. Por jam ne pritje te dy projekteve te tjera dhe shume shpejt mund te kete gjera konkrete.

– Keni ndonje keshille per te gjithe vajzat qe jane pjese e futbollit?

Keshilla ime per vajzat futbolliste eshte te luftojne per endrrat e tyre e mos te ndalen asnjehere pavaresisht pengesave e veshtiresive qe ju ndodhin rruges. Jo çdokush e ka kenaqesine te luaj futboll, keshtu qe duhet ta vlersojne mundesine qe te jepet ne jete.
Intervistoi: MArinela MATIJA