E ka tentuar disa here por vetem tani eshte bere realitet veshja e saj kuqeblu. Qendresa Krasniqi qe nga ndeshja e 20 gushtit e vlefshme per Ligen e Kampioneve te Europes, do te jete pjese e Vllaznise.

Futbollistja kosovare qe eshte njekohesisht edhe pjese e kombetares shqiptare, gjate prezantimit te sotem me fanellen kuqeblu, eshte shprehur:

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e ekipit të Vllaznisë. Falenderoj shumë presidentin dhe trajnerat, të gjitha lojtaret e ekipit për pritjen që më kanë bërë. Me të vërtetë jam shumë e befasuar me këtë pritje që më kanë bërë. Jemi duke u përgatitur shumë mirë dhe shpresoj që do të arrijmë suksese me garat në Champions League”.

E pyetur nderkohe nese Vllaznia do te mundet ta kaloje kundershtarin e rradhes, ate qe do te dale nga fituesja e çiftit Ferencvarosh- Czarni, ajo do te shprehej:

“Besoj se me punën, disiplinën dhe të gjitha gjërat që kemi bërë gjatë kësaj kohe mendoj se do ja arrijmë qëllimit të kemi suksese”.

Po per t’u kualifikuar, duhen patjeter golat e saj dhe te lojtareve te tjera te repartit ofensiv. E pyetur ne lidhje me kete gje, ajo do te shprehej: “Do të jap maksimumin për të shënuar, por edhe per te dhene asiste per shoqet e mia te ekipit. E rendesishme eshte te shenojme e te fitojme”./SHKODRA-SPORT.COM/