E ka filluar disi me vonese futbollin, por ajo e pranon se ka qene “endrra ne sirtar” e saj. E kemi fjalen per mbrojtesen e Vllaznise Suzana Vuksani. Ajo eshte vetem 19 vjeçe, por po perjeton momente shume te lumtura, bashke me te gjithe pjestaret e tjere te kesaj skuadre.

Ndonese ka shume konkurrence, ka provuar te debutoje ne fazen e grupeve te Champions League ndaj emrave te tille si Real Madrid, Çelsi e PSG. Ajo eshte edhe pjese e kombetares U19 dhe duket se gjithçka po shkon ashtu siç e kishte menduar dhe enderruar.

Te Vllaznia po fiton çdo vit e me shume hapesire dhe deri me tani ka arritur te luaje ne 44 ndeshje te kampionatit me fanellen kuqeblu, teksa ka shenuar edhe 2 gola. Suzana ka pranuar te flase ne nje interviste per “Shkodra Sport” ku ka rrefyer shume momente interesante te ecurise se saj me futbollin.

– Si është ky sezon për Suzana Vuksanin?

Pas gjithe ketyre arritjeve te ekipit, sidomos te ketij viti kur me Vllaznine shkruam emrat tane ne mes 16 ekipeve me te mira ne Europe, patjeter qe deri tani ky ka qene sesoni me i bukur dhe me i suksesshem per te gjithe ne pjestaret e kesaj skuadre.

– Keni provuar të jeni në fushë edhe ndaj emrave të mëdhenj të futbollit europian. Keni patur emocione?

Kishim fatin te luanim kunder ketyre ekipeve elitare ne Europe, ekipe te cilat une realisht asnjehere se kisha menduar se do i shihja nga afer e jo me te luaja ne fushe me to. Emocionet dhe deshira e madhe per te luajtur me keto ekipe kane qene te pranishme qe nga hedhja e shortit dhe sigurisht qe ndjehem e lumtur dhe e privilegjuar qe pata shansin dhe mundesine t’i perjetoja ato.

– Eshte bukur per nje futbolliste te re ta nise karrieren duke luajtur ne nivele te tilla?

Te luash apo dhe te marresh pjese ne çdolloj niveli te Champions League eshte padyshim emocioni me i madh qe mund te perjetoje nje lojtare. Une ndihem e lumtur qe kam arritur deri ketu dhe qe me eshte mundesia nga ekipi te jem pjese e kesaj arritjeje shume te madhe per ne.


– Sa vjet keni qe merreni me futboll dhe pse e keni bere kete zgjedhje?

Une kam 3 vite e gjysme qe kam filluar futbollin dhe e fillova te Vllaznia. Ishte endrra me e madhe e imja qe kisha kur isha e vogel. Kur shihja ndonjehere yjet ne qiell thoja ne vete se po te bjere ndonje, do shprehi deshiren te behem futbolliste. Pas shume viteve me erdhi ftesa te jem pjese e ekipit kur isha ne gjimnaz nga ish-trajneri Arben Parmeza dhe normalisht pranova te filloja stervitjen sepse realizova endrren time.

– Sivjet Vllaznia pretendon të fitojë titullin e 10-të kampion dhe vendosjen e yllit në fanellë. E kënaqur që do jeni pjesë e këtij suksesi historik?

Kur e mendoj sa vite i eshte dashur ketij ekipi te arrij deri te keto nivele, shume pune dhe shume sakrifica, di te them se ketu une e gjeta gati me shume tituj ne krahe dhe tani presim festimin e vitit te 10-te rradhazi per ne. Qe jam e kenaqur qe jam pjese e ketij suksesi, ajo nuk diskutohet. Ajo qe po pres me padurim jane fanellat e reja me yllin qe shume shpejt do vije.


– Çfarë është Vllaznia për ty?

Kjo eshte nje pyetje qe ka pergjigje te gjere dhe te gjate. Per ta thene shkurt: Vllaznia per mua eshte vendi ku u be realitet endrra me e madhe e imja.

– Pse dominon ajo në Shqipëri? Çfarë ka të veçantë në krahasim me ekipet e tjera?

Eshte shume e thjeshte ta dish se pse dominon ne gjithe Shqiperine. Ekipet e tjera 90% e tyre s’kane objektiv gjate vitit, luajne per qejf. Te asnje ekip nuk punohet me rregull si te ekipi i Vllaznise. Ketu duhet te stervitesh çdo dite, jo nje apo dy dite, jo siç bejne shumica e ekipeve dhe pastaj bejne deklarata se duan te mundin Vllaznine me 10 dite ne muaj stervitje. Padyshim qe nje merite te madhe ka presidenti ne drejtimin e ekipit dhe kete e dine te gjithe. As kete se kane ekipet e tjera.


– Do të vazhdojnë sukseset e saj edhe në të ardhmen?

Deri tani eshte arritur çdo synim i Vllaznise. Per ne kampionat me kete rivalitet qe kemi, kalon dhe nje dekade dhe ne prape kryesojme, ndersa per aktivitetet jashte (Champions League) shpresoj dhe e besoj qe do kete arritje po kaq te medha sa ka bere deri me sot.
Intervistoi: Gjergj KOLA