Sulmuesja shkodrane Iris Armoku ka shkelqyer edhe ne ndeshjen e sotme ndaj Partizanit duke shenuar dy gola ne tre minutat e fundit te ndeshjes dhe duke arritur te barazoje shifrat nga 2-0 ne 2-2. Nje rezultat ky qe ka kenaqur te gjithe ekipin e Laçit, per te cilin kjo eshte pika e pare e marre kete kampionat.

Koka ka qene futbollistja e cila ka zhbllokuar rezultatin e kesaj ndeshje duke e derguar topin ne rrjeten e portes se Laçit ne minuten e 17-te te ndeshjes dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

Ne te dyten Partizani do te fitonte nje 11-metersh i cili do te kthehej ne gol nga futbollistja Loci ne minuten e 65-te. Ky gol e çoi skuadren e kuqe ne avantazhin 2-0 dhe kjo krijoi pershtypjen se ndeshja do te mbyllej ketu, por nuk do te mendonte keshtu sulmuesja shkodrane e Laçit Iris Armoku.

Fillimisht ajo do te ngushtonte shifrat ne minuten e 88-te dhe me pas, ne minuten e 90-te do te shenonte edhe golin e dyte duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej ne shifrat e barabarta 2-2. Nje suprrize kjo e bukur per skuadren e drejtuar nga trajneri Elis Legata, por kuptohet shume e hidhur per Partizanin qe e mendoi ndeshjen te fituar para kohe.

Kjo ka qene pika e pare e marre per vajzat shkodrane qe perfaqesojne ekipin e Laçit dhe me siguri qe ne ndeshjet e ardhshme do te marrin edhe te tjera, per te realizuar objektivin qe ato kane kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/