Para ndeshjes se sotme ne mes Teutes dhe Vllaznise, ne stadiumin “Niko Dovana” u zhvillua ceremonia e dorezimit te çmimeve “lojtari i muajit shkurt” qe shkoi per portierin e durrsakeve Pano Qirko si dhe ai per “trajnerin e muajit’ qe shkoi per shkodranin Edi Martini.

Trofeu iu dorezua atij nga nje emer shume i njohur i futbollit durrsak dhe atij shqiptar, Haxhi Ballgjini. Vete Martini gjate nje prononcimi te shkurter per “Oversport” pas marrjes se trofeut, ironizoi diçka qe kishte ndodhur para dy sezonesh me nje trofe tjeter.

“Shyqyr qe muaji shkurt per te cilin u shpalla trajneri i muajit, ka 28 dite sepse po te kishte 31, me siguri qe kete trofe do ta merrte serish Brdariç”.

Nje ironi qe e ka vendin per trofeun e shperndare nga FSHF dy sezone me pare per trajnerin me te mire te sezonit 2021-22, i cili iu dha njeriut qe drejtoi Vllaznine ne ate sezon, Thomas Brdariç, ndonese Edi Martini u shpall kampion me Teuten e tij.

Dhe “inati” nga ky vleresim duket se vazhdon te jete ende prezent tek trajneri i durrsakeve edhe sot pas gati 15 muajsh dhe e shprehu nje gje te tille edhe ne prononcimin e sotem pas marrjes se trofeut “trajneri me i mire i muajit shkurt” nga “Oversport”./SHKODRA-SPORT.COM/