Ne Shkoder te gjithe mendojne se mes trajnerit Josa dhe futbollistit Vulaj ka diçka. Maredhenia ne mes tyre nuk eshte ajo e duhura dhe jo me kot njeriu i pankines kuqeblu nuk eshte duke e preferuar aspak prej disa ndeshjesh futbollistin nga Tuzi i Malit te Zi.
Megjithate ne ndeshjen e sotme miqesore ndaj Kastriotit (qe perfundoi ne barazim 0-0), Kristijan Vulaj eshte aktivizuar ne pjesen e dyte dhe ka luajtur per 45 minuta duke u munduar te jape me te miren e tij, por serish larg asaj çfare pritej.
Por gjithsesi kane mjaftuar nje apo dy veprime te tij, duke treguar nje teknike te larte apo dhe duke dhene ndonje pasim te bukur per shoket e ekipit dhe tifozet e pranishem ne tribunen qendrore te stadiumit “Loro Boriçi” e kane duatrokitur per disa sekonda.
Madje kane thirrur edhe ne kor emrin e tij. Kuptohet qe nuk jane mahnitur nga veprimet e lojtarit, por me shume mundesi e kane bere “per inat” te trajnerit Josa, si per t’i thene atij se duhet t’i besoje shume me teper numrit 5 te Vllaznise.
Gjithsesi edhe Vulaj duket se nuk eshte ne formen e tij me te mire fizike dhe kjo eshte mese normale sepse ka kohe qe nuk eshte ne humorin e duhur per ta bere kete gje dhe prandaj e mirepret pse jo edhe huazimin ne ndonje skuader tjeter deri ne fund te sezonit. Nga ana tjeter, Josa nuk don t’ia dije per “humorin” e tifozeve ne ndeshjen e sotme sepse nuk e llogarit serish ne planet e tij Kristijan Vulajn./SHKODRA-SPORT.COM/